E Shtunë, 31 Tetor 2026

Riker-Rama: Rregullore e parlamentit, gjykatat dhe imuniteti, detyrë shtëpie

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Çështje të Europës dhe Euroazisë, Filip Riker, u takua sot me kreun e Partisë Socialiste Edi Rama, në të cilën diskutoi çështjet që shqetësojnë opozitën dhe bashkëpunimin e klasës politike për reformat e mbetura pezull.

Pas takimit Riker ka theksuar se politika shqiptare duhet të gjej gjuhën e përbashkët për tri zhvillime të rëndësishme politike, që lidhen me miratimin e reformës parlamentare, ku theksohet rregullorja e parlamentit, e cila është përçudnuar nga zonja Topalli, miratimi i ligjit për Gjykatën e Lartë, e cila tashmë ka të përfshirë në debat dhe paketën e opozitës për mandatin e gjyqtarëve dhe çështja e heqjes së imunitetit.

Më tej zoti Riker theksoi se SHBA do të jetë e pranishme dhe do të mbikqyrë gjithë procesin e zgjedhjeve në Shqipëri, duke theksuar se pavarësia e institucioneve dhe zgjedhjet e lira janë detyrimi i Shqipërisë për integrimin e saj në Evropë.

Nga ana e tj Rama u shpreh për mediat se u konfirmua baza solide e partneritetit dhe qëllimet e përbashkëta për perspektivën e vendit dhe rajonit lidhur me familjen europiane dhe demokracinë.

Duke u fokusuar në këto pika, shkëmbyem shqetësimet dhe idetë lidhur me përshpejtimin e progresit të vendit në drejtim të Europës dhe standarteve demokratike, shtoi kreu i PS-së.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›