FNSH shpërndan protuestuesitRroshi transferohet në Tiranë

Të tjera rreth shkrimit VD1/ VD2/ Protestuesit shpërndahen me dhunë VIDEO/ Rroshi në Tiranë me 2 furgonë të blinduar
KAVAJE - Situatë e tensionuar ka mbizotëruar qytetin e Kavajës gjatë gjithë pasdites së sotme. Kryebashkiaku Elvis Rroshi për më shumë se dy orë është mbajtur izoluar në komisariatin e Kavajës pas incidentit në stadiumin e Kavajës gjatë ndeshjes për Superligën mes ekipit të Tiranës- Besës. Sipas lojtarëve të klubit të Tiranës pasditen e sotme kryetari i bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi, njëkohësisht edhe aksioner i klubit Besa ka ushtruar presion mbi lojtarët e klubit Tirana. Trajneri i ekipit të Tiranës Nevil Dede ka deklaruar për mediat se është qëlluar në pushim të ndeshjes Besa – Tirana në korridorin e dhomave të zhveshjes nga kryetari i Bashkësë së Kavajës dhe një person tjetër dhe për këtë ka bërë dhe kallzim penal.
Qytetarë të Kavajës thonë se reagimi i kryebashkiakut ka ardhur pas provokimit te trajnerit të Tiranës Nevil Dede. Ende nuk ka një version zyrtar mbi ngjarjen ndërkohë që Kryebashkiaku Rroshi për disa orë është mbajtur në ambientet e komisariatit të policisë së Kavajës. Kjo ka ngjallur dhe irritimin e banorëve të cilët për gati një 2 orë u vendosën para komisariatit duke kërkuar lirimin e Kryebashkiakut të tyre dhe duke thirrur "Turp, Turp, Turp". Policia e ndihmuar nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë ndërhyrë për të shpërndarë turmën duke përdorur dhunë dhe shkopinj gome. Rreth orës 21: 50 minuta Elvis Rroshi është transportuar drejt Tiranës me dy makina të blinduara.
ALFRED PEZA: RROSHI CLIROI KAVAJEN NGA PENGMARRJA E PD-SE, QEVERIA MORI PENG RROSHIN
Ora 22:00 Alfred Peza, kandidati për deputet i PS-së tha se prapaskena është totalisht politike. “Disa muaj që qeveria e kryeministri janë mobilizuar me të gjithë segmentet për të gjetur shkaqe e sebepe në lidhje me veprimtarinë e Elvis Rroshit. Ai është shpallur kryebashkiaku më i mirë i Shqipërisë për 2012, dihet si e ka menaxhuar situatën dhe është një nga kryebashkiakët që mbëshetetet më shumë nga qytetarët. Ajo cfarë ka ndodhur është sebep i madh politik për të dekurajuar socialistët në prang të zgjedhjeve. Berisha nuk do ia falte kurrë Elvis Rroshit, humbjen pas 22 vitesh të Kavajës, që e konsideronin si bastion dhe e kanë shfrytëzuar dhe e kishin marrë peng. Tani që u çlirua dhe pasi Elvis Eroshi çliroi nga pengmarrja qytetin e Kavajës qeveria mori peng Elvis Rroshin.”
PROTESTUES TE LENDUAR
Ora 21: 55 Anila Basha, drejtoreshë e gazeta Shqiptarja.com informon se qytetarët e Kavajës që kanë qenë duke protestuar para komisariatit kur janë rrahur nga Forcat Speciale, të cilat kanë ardhur nga kryeqyteti. Në qendër të qytetit ku jam unë ka grumbuj njerëz ka qytetar të lënduar”
(Foto: Gezim Resuli, protestuesi me plage)
ORA 21: 50 Elvis Rroshi mbërrin në Drejtorinë e Policisë së Tiranës
(Foto: Elvis Rroshi ne Tirane)
ELVIS RROSHI SHOQEROHET DREJT TIRANES ME FURGONA TE BLINDUAR
Ora 21: 23 Dy furgona të blinduar kanë marrë Elvis Rroshin nga komisariati për ta nisur drejt Tiranës.
Rreth orës 21: 11 Policia e Kavajës me ndihmën e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë kanë shpërndarë protestuesit të cilët ishin mbledhur para komisariatit. Ka pasur edhe disa të arrestuar.
Banorët mbajnë në duar pankarta ku shkruhet Turp, turp. Korrespondenti i TVA1 REPORT informon se policia ka shpërndarë me dhunë protestuesit, madje ka përdorur edhe shkopinj gome.
20: 17 Korrespondenti i TV A1 REPORT Artur Korriku informon se aktualisht Elvis Rroshi ndodhet në komisariatin e policisë ku ka shkuar për të bërë kallzimin kundër Nevil Dedës për presion dhe provokim. Ndërkohë që para godinës së policisë dhjetra qytetarë po protestojnë duke kërkuar që Rroshi të lirohet.
Në këto moment asnjë nga zyrtarët e policies nuk ka thënë se Elvis Rroshi ndodhet në statusin e të ndaluarit apo të arrestuarit, ndërkohë që Plarent Ndreca avokati I Rroshit në një prononcim për median para komisariatit u shpreh se kërkonte të shikonte klientin e tij por nuk lihet nga policia.
INCIDENTI PASDITEN E SOTME
Sipas lojtarëve të klubit të Tiranës kryetari i bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi, njëkohësisht edhe aksioner i klubit Besa ka ushtruar presion mbi lojtarët e klubit Tirana.
Ky i fundit pas perfundimit te pjeses se pare eshte kthyer nga tribuna ku ndodheshin perfaqesuesit socialist mes te cileve edhe Elvis Roshi. Pas këtij episodi, lojtarët e Tiranës kanë thënë se kryebashkiaku kavajas ka zbritur në dhomat e zhveshjes dhe ka pasur edhe përplasje fizike mes kryebashikakut dhe trajnerit të Tiranës.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës, gjate pushimit pas pjesës së parë të ndeshjes. Po ashtu, një ditë më parë pas përfundimit të ndeshjes Gramsh –Mamurras, kreu i bashkisë së Gramshit, Dritan Bici, ka hyrë me gjithë automjetin e tij në fushën e futbollit duke shqyer rrjetat. Mësohet se policia ka ndërhyrë menjëherë duke e shoqëruar atë në komisariat.
Elvis Roshi mohon akuzat ndaj tij: Nuk kam bërë presion
Kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi në një bisedë telefonike, të zhvilluar me “Shekulli”-n pak minuta pas incidentit në pushim të ndeshjes së Superligës Besa-Tirana, hodhi poshtë pretendimet e trajnerit të Tiranës, Nevil Dede.
Sipas Roshit, akuzat ndaj tij janë krejtësisht të pavërteta dhe janë me sfond politik në kuadër të fushatës elektorale të zgjedhjeve të 23 qershorit, të cilat sipas tij, janë të iniciuara nga ministri i Brendshëm, Flamur Noka.
“Nuk është aspak e vërtetë, se pati presione ndaj trajnerit të Tiranës, Nevil Dede, përkundrazi. Unë në pushim të ndeshjes, e duhet ta theksoj se ekipi i Kavajës ishte në fitore me rezultatin 1-0, u futa në dhomat e zhveshjes së lojtarëve të Kavajës, për t’u dhënë kurajo atyre për pjesën e dytë."
"Në momentin që po dilja për të shkuar në vendin tim, u ndesha me Nevil Deden, të cilin e pyeta në lidhje me provokimin që ai u bëri tifozëve gjatë pjesës së parë dhe kaq ishte biseda mes nesh."
E përsëris, nuk janë aspak të vërteta fjalët, se unë i kam bërë presion Nevil Dedes, por këto janë incidente të iniciuara nga Flamur Noka, si ministër i kësaj qeverie”- tha Artur Roshi, kryetari i Bashkisë së Kavajës.
(sg/shqiptarja.com)