Durrës, ekzekutohet me automatik miku i Agim Pepës
Të tjera rreth shkrimit FOTO/ VIDEO/U qëllua në makinë
DURRES- Nikolin Prenga u ekzekutua mbrëmjen e sotme, rreth orës 22: 00 në qytetin bregdetar të Durrësit. Policia thotë se Prenga i moshës gati 30 vjeçare është qëlluar me breshëri automatiku.
Viktima ka qenë në automjetin e tij tip BMW me ngjyrë jeshile me targa X234 XPJ kur është qëlluar nga persona ende të paidentifikuar. Krimi ndodhi pranë varrezave të reja të qytetit të Durrësit. Ai është qëlluar pas shpine me breshëri automatiku.
Nga të dhënat e para informohet se viktima ka marrë të paktën 5 plumba, në kokë dhe në trup. Nikolin Prenga punonte si roje në disa pika bastes dhe kohët e fundit kishte qenë i papunë. Policia ka dëgjuar një dëshmitar që ka thënë se kishte dëgjuar krisma por nuk kishte arritur të idenfikikonte autorët pasi kishte qenë shumë errësirë dhe nuk kishte parë asgjë.
MIK I AGIM PEPES, KY I FUNDIT VRAU KOMISAR GANI MALUSHIN
Në vitin 2003, u vu nën pranga nën akuzën e “veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi u akuzua se kishte ndihmuar për largimin nga vendi i krimit Agim Pepën, të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e komisarit të policisë, Gani Malushit dhe shoferit të tij, Gjovalin Ndreu. Më 14 gusht 2003 gjykata vendos masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj të pandehurit Prenga dhe pas një maratone gjyqësore gati 1-vjeçare, me vendimin e saj nr.15, date 25.06.2004, Gjykata e Krimeve të Rënda e cilëson fajtor dhe e dënon me 2 vjet e gjashtë muaj burgim.
(sg/shqiptarja.com)