E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në aksin Lezhë-Laç, një i vdekur e dy të plagosur

LEZHË- Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar që në orët e para të mëngjesit të së dielës në aksin Lezhë-Laç.

Mësohet se një automjet tip ‘Citroen’ me targa AA789FM ka dalë nga rruga dhe për pasojë një 23-vjecar i identifikuar si Blerim Bardhoku ka humbur jetën, ndërsa dy persona të tjerë janë plagosur.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet, por paraprakisht bëhet me dije se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e madhe me të cilën lëvizte mjeti.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›