E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë, aksident me pasojë vdekjenhumbet jetën drejtuesi mjetit

Lezhë - Mëngjesi i së dielës ka rezultuar tragjik për një të ri, i cili ka gjetur vdekjen pasi automjeti me të cilin udhëtonte ka dalë nga rruga. Aksidenti është shënuar rreth orë 05:00 të mëngjesit në aksin rrugor Lezhë - Laç, në kryqëzimin Kryqi i Spitenit. 

Si pasojë e humbjes së kontrollit të automjetit ka humbur jetën drejtuesi i mjetit tip Citroen, Blerim Bardhoku, 23 vjeç, ndërsa kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë.

Sipas hetimeve paraprake dyshohet se shkak për aksidentin të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara të qarkullimit rrugor.

(v.gj/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›