Aksident në aksin Lezhë-Milot, 4 të plagosur

Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Lezhë-Milot. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur "Ura e Milotit" ku si pasojë janë plagosur 4 persona. Sipas informacioneve janë plagosur Myfarete, Drinalda dhe Naim Xhafa dhe Reshit Ulaj të cilët janë dërguar në spitalin e Lezhës dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë në vendngjarje ka shkuar forcat e policisë të cilat po hetojnë shkaqet e vërteta të këtij aksidenti