LSI: Program konkret në ndihmë të bujqësisë
Sekretari për Bujqësinë dhe Mjedisin, Edmond Panariti, hodhi sot propozime konkrete që do t’i vijnë në ndihmë, që nga dyfishimi i fondeve, përgjysmimi i TVSH-së për artikujt bazë dhe deri te lidhja e prodhimit vendas me tregun.
TIRANE-Lëvizja Socialiste për Integrim propozon një program të përbashkët me demokratët për t’u ardhur në ndihmë bujqësisë. Sekretari për Bujqësinë dhe Mjedisin, Edmond Panariti, hodhi sot propozime konkrete që do t’i vijnë në ndihmë këtij qëllimi që nga dyfishimi i fondeve, përgjysmimi i TVSH-së për artikujt bazë dhe deri te lidhja e prodhimit vendas me tregun.
"LSI do të këmbëngulë në dyfishimin e fondeve të buxhetit për bujqësinë si pjesë e programit të ardhshëm qeveritar, si dhe do të insistojë në përgjysmimin e tatimit mbi vlerën e shtuar për të gjithë artikujt ushqimorë bazë, për të lehtësuar barrën e çmimeve për konsumatorët"- deklaroi Panariti duke shtuar se "në bashkëpunim me partneret e koalicionit do të kërkojmë që mbështetja financiare për fermerët të shkojë drejt prodhimit faktik bujqësor dhe blegtoral".
Panariti tha se "do të kërkojmë rinegocimin e pikave të veçanta të marrëveshjes së tregtisë së lirë, për të mbështetur praninë në treg të prodhimeve bujqësore të vendit".
(s.g/BalkanWeb)