E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia Shtetit: Masa ndaj shkelësve të Kodit Rrugor

Policia e Shtetit u bën apel drejtuesve të mjeteve të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Ndërsa paralajmëron ndëshkim maksimal për abuzuesit. Reagimi vjen pikërisht në momentin ku aksidentet në vend janë bërë shqetësues. 

TIRANË- Masa ndëshkimore ndaj drejtuesve të automjeteve të cilët nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Ka qenë ky vendimi që policia e shtetit ka ndërrmarrë ndaj gjithë drejtuesit e automjeteve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit.
Ky vendim vjen pikërisht në momentin pasi aksidentet rrugore gjate këtij sezoni turistik kanë krijuar një situatë shqetësuese.
Policia Rrugore, e mbështetur dhe nga policia e Rendit dhe e Forcave Lëvizëse Operacionale, prej disa ditësh ka kaluar në shërbim të përforcuar, duke shtuar prezencën e saj në akset rrugore.
Ndërkohë vetëm gjatë dy muajve të fundit, nëpërmjet pikave të kalimit kufitar kanë hyrë dhe dalë nga Shqipëria 579 540 automjete, ose 133 mijë automjete më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, Policia e Shtetit i kërkon të gjithë drejtuesve të automjeteve që të zbatojnë me rigorozitet normat e sjelljes së Kodit Rrugor, dhe të ndërgjegjësohen për pasojat e rënda që sjell mos zbatimi i këtyre rregullave për ta, pasagjerët apo qytetarët e tjerë.
Duke iu referuar shifrave të viteve të shkuara, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit, për muajin korrik 2009 janë shënuar 148 aksidente rrugore, me pasojë vdekjen e 48 prej të aksidentuarve dhe 46 prej tyre të plagosur rëndë.
Në të njëjtën periudhë të vitit të shkuar, numri i aksidenteve ishte 105, ku 25 prej tyre humbën jetën dhe 33 të tjerë morën plagë të rënda. (a.r/ata/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›