Shkodër, qëllohet me thikë 40-vjeçari, në kërkim autori

Një 40-vjeçar është plagosur pasditen e sotme në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në lagjen "Rus" të qytetit të Shkodrës ku Eduart Doçi ka qëlluar me thikë 40-vjeçarin Gegë Thana. Menjëherë i plagosur është dërguar në spitalin e Shkodrës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mesohet se shkak i plagosjes është një grindje banale mes të plagosurit dhe autorit. Ndërkohë policia e cila ndodhet në vendngjarje ka shpallur në kërkim autorin Eduar Doçi.