Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, 1 i vdekur 3 të plagosur
Një person ka humbur jetën dhe 3 të tjerë janë plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti të rëndë automobilistik, në fshatin Dajc, në autostradën Lezhë-Shkodër. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit.
LEZHE- Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur gjatë kësaj pasditeje në fshatin Dajc, në autostradën Lezhë-Shkodër. Një person ka humbur jetën dhe 3 të tjerë janë plagosur rëndë.
Automjeti tip, Mitsubishi, me targa TR 43 64 N që drejtohej nga Agron Hysa, është përplasur me automjetin tip Benz me targa të huaja, që drejtohej nga Armir Gjikola. Si pasojë e kësaj përplasjeje ka gjetur vdekjen 34 vjecari Agron Hysa, nga Tirana, si dhe janë plagosur Edmir Zeri, Arben Saluku, dhe Lulzim Dragoni të cilët janë dërguar për ndihmë mjeksore në spitalin rajonal të Shkodrës. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e këtij aksidenti të rëndë, ndërsa dyshimet flasin për pakujdesi nga ana e drejtuesve të mjeteve si dhe shpejtësi jashtë normave të lejuara. (e.n/news24/balkanweb)