E Diel, 1 Nëntor 2026

Inspek. i punës: 8.2% e fëmijëve punojnë, të merren masa

Studimi më i fundit i Inspektoriatit të Punës tregon se 8.2 % e fëmijëve në vend punojnë. Inspektoriati deklaron se në bazë të analizës së bërë rezulton se grupe fëmijësh janë shtyrë të punojnë në vende pune jo të përshtatshme. 

TIRANE- Studimi më i fundit i Inspektoriatit të Punës tregon se 8.2 % e fëmijëve në vend punojnë. Por ndërsa shifrat tregojnë për rritje në masë të shfrytëzimit të punës së të miturve, Inspektoriati i punës ka kërkuar marrjen e masave emergjente për ndryshimin e situatës.
Inspektoriati deklaron se në bazë të analizës së bërë rezulton se grupe fëmijësh janë shtyrë të punojnë në vende pune jo shumë të përshtatshme.
“Fëmijët punojnë kryesisht në ndërmarrjet e këpucëve dhe rrobaqepësi, por edhe në peshkim dhe në restorante. Por ka edhe të mitur që punojnë edhe në sektorë të rëndë, si ndërtim apo lavazhe” deklaron Inspektoriati i Punës.
Kreu i këtij Inspektoriati tha se duhet të merren masa urgjente për zgjidhjen e këtij problemi, dhe të punohet që asnjë fëmijë të mos punojë.
“Në shumë vende të Europës është e ndaluar të punojnë fëmijët, as me leje as pa leje dhe ne drejt asaj gjëje do të shkojmë. Ata duhet të arsimohen dhe të zhvillojnë një fëmijëri të lumtur, të krijojnë prodhimin e tyre për ta dhënë kur të jenë të gatshëm. Shumë familje mund të jenë në nevojë ekonomike por kjo nuk justifikon faktin që nëpërmjet fëmijeve duhet të sigurojnë jetën” theksoi kreu i Inspektoratit, Thoma Melo. (e.n/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›