E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, një person i plagosur

LEZHE - Një person ka mbetur i plagosur në një aksident automobilistik paraditen e sotme, në aksin Lezhë-Shkodër. Burime nga policia bëjnë të ditur se një person, ende i paidentifikuar, është plagosur rëndë, pasi motori me të cilin udhëtonte është përplasur nga një automjet.

I plagosuri është dërguar në spital, prej ku mësohet se është në gjendje të rëndë për jetën. Ndërkohë policia po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›