Rama: Pas 23 Qershorit, do keni një kryeministër për vete, do shpëtoni nga izolimi
PUKË-Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama prezantoi sot në Pukë kandidatët socialistë për deputetë. Rama tha se pas 23 Qershorit, me votimin e numrit 29, Puka do të shpëtojë nga izolimi e varfëria dhe se do të ketë pranë një kryeministër që hallet e popullit do i konsiderojë si të vetat.
“Nuk kemi ardhur këtu të premtojmë mrekullira, nuk e kemi shkopin magjik që të kthejmë gjithçka në gjendje lumturie. Kam ardhur këtu që me votën e 23 Qershorit, ju dhe cdo shqiptar i zakonshëm do kenë në krah një qeveri të re, do të kenë pranë një kryeministër që hallet tuaja do i ketë të vetat dhe në përpjekjet tuaja kundër varfërisë e izolimit në Pukë, ju nuk do jeni më vetëm”.
Ai kërkoi prej votuesve që para së të hedhin votën e tyre të jenë të kujdesshëm në përzgjedhjen e alternativës. "Këto nuk janë zgjedhje mes dy partive dhe dy njerëzve, por mes rrënimit, korrupsionit, shtetit të shpartalluar dhe hapjes së rrugës së rilindjes shqiptare", theksoi Rama.
Rama bëri më tej dhe një përngjasim me votimin në vitin 1992.
“Në vitin ‘92 shqiptarët u ftuan të vendosnin me votë nëse donin kapitullin e regjimit komunist apo një kapitull të ri për Shqipërinë. Shqiptarët vendosën kundër donin një kapitull të ri. Sot ata që janë të kërcënuar nga papunësia, nga krimi, nga varfëria, zgjedhja është shumë e qartë, PS 29”.
Ai përsëriti premtimin për shërbim spitalor falas, reduktim të taksave, ulje të nivelit të papunësisë, rimëkëmbje të fshatit, etj.
(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera 'Miliarderët e PS', Rama: S'kanë marrë asgjë nga politika, qeveria i ka pirë gjakun vendit