Aksident në aksin Lushnje-Berat, furgoni përplas 4 fëmijë

Një aksident me pasojë plagosjen e 4 fëmijëve ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lushnje-Berat.
Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Stan ku një furgon ka dalë nga rruga dhe ka përplasur 4 fëmijë të cilët ndodheshin buzë rrugës.
Menjëherë fëmijët janë dërguar në spital dhe sipas mjekëve nuk janë në rrezik për jetën ndërsa është ndaluar edhe drejtuesi i furgonit.
Sipas policisë furgoni ka dalë nga rruga si pasojë e një defekti teknik ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.