E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, sherr në një lokal, plagosen 2 persona

Dy persona janë plagosur me thikë mëngjesin e sotëm në qytetin e Korçës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një lokal të qytetit juglindor ku pas një sherri mes 4 personave janë plagosur me thikë shtetasit Preng Ndoji dhe Artan Prenga.
 

Menjëherë dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës ndërsa policia ka arrestuar edhe 2 persona të cilët dyshohen se janë autorë të plagosjes së tyre.
 

Sipas policisë janë arrestuar shtetasit Genci Fefaj 35 vjeç dhe një 17-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
 

Policia thekson se dy të plagosurit kishin ardhur nga Selaniku dhe do të niseshin drejt Tiranës por janë konfliktuar me dy autorët në një lokal.
 

Ndërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›