E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksident në aksin “Lushnjë-Berat”, makina përplas një këmbësor. Ndërron jetë në vendngjarje 63-vjeçari

Një aksident me vdekje ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor “Lushnjë-Berat”, ku ka humbur jetën tragjikisht një 63-vjeçar.

Sipas informacioneve paraprake nga Policia Vendore e Fierit, mësohet se rreth orës 12:55, në aksin rrugor “Lushnjë-Berat”, shtetasi G. I., 54 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur shtetasin N. H., rreth 63 vjeç, këmbësor. 

Si pasojë e dëmtimeve, 63-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka humbur jetën në vendngjarje.

Shërbimet e Policisë shoqëruan drejtuesin e automjetit, shtetasin G. I., në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›