E Hënë, 2 Nëntor 2026

Arrestohen 5 shqiptarë të Kosovës në Rinas, tentuan të fusnin barna kontrabandë. Sekuestrohen 300 mijë euro

Pesë shqiptarë të Kosovës janë arrestuar në Rinas këtë të martë (17 dhjetor), të akuzuar se tentuan të fusnin në vend tonë një sasi të konsiderueshme barnash kontrabandë.

Sipas policisë, u sekuestruan mbi 1 milion tableta me peshë 417 kilogramë që dyshohet se do të përdoreshin  si preparate për përgatitjen e lëndëve narkotike.

 Barnat ishin futur në 14 valixhe, ndërsa gjatë kontrollit fizik, policia i gjeti 300 mijë euro njërit prej të arrestuarve.

Sipas hetimeve të kryera deri më tani, dyshohet se 5 të arrestuarit do të fusnin në Shqipëri dhe më pas në Kosovë, barna të blera në Jordani.

Në pranga kanë rënë: B. Z., 45 vjeç, F. Z., 34 vjeç, A. I., 23 vjeç, A. G., 20 vjeç, A. M., 21 vjeç.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›