Aksident në aksin Peqin- Elbasan. Vdes 26 vjecari
Aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 26 vjeçari ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Peqin- Elbasan. Sipas policisë shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara që ka çuar në daljen nga rruga të mjetit.
PEQIN- Një aksident i rëndë automobilistik me pasojë vdekjen e një 26 vejçari ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin.
26 vjeçari Menzian Deti drejtonte mjetin e tij tip BMW, me targë italiane AM 511 JU, kur doli nga rruga si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur 'Kthesa e Çengelaj' në Pajovë të Peqinit.
Sipas policisë, 26 vjeçari u transportua drejt spitalit kirurgjik të Elbasanit, menjëherë pas aksidentetit, por ai ndërroi jetë gjatë rrugës për shkak të plagëve të marra. (a.r/balkanweb)