E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rëndohet shëndeti i Ramës, e akuzon OSBE-në se përbëhet nga turistë

Përfaqësuesit e ndërkombëtarëve janë çuditur nga sjelljet e Edvinit, i cili ka deklaruar se nuk do të njohë asnjë raport që konfirmon legjitimitetin e zgjedhjeve të 28 qershorit. Në një gjendje të rënduar psikologjike, ai ka shkelur të gjitha rregullat protokollare dhe në selinë e tij e ka akuzuar OSBE-në se përbëhet nga turistë, që s’mund të dëmtojnë interesat e tij politike

Edhe dy ditë pas takimit, nuk reshtin informacionet - më saktë - rrjedhjet e lajmeve nga selia e Partisë Socialiste lidhur me ksenofobinë që ka kapërthyer Edvinin, por edhe për rëndimin e gjendjes së tij shëndetësore. Pas takimit me zv/presidentin e OSBE-së Grossruck dhe përfaqësues të tjerë të delegacionit të ndërkombëtarëve, burime të mirëinformuara nga Partia Socialiste thanë për gazetën “55” se Edvini u kishte rezervuar ndërkombëtarëve një pritje aspak politike, bile-bile të papranueshme. Me një ligjërim jopolitik, ai ka rezervuar fraza të rënda për ndërkombëtarët, monitorimin e tyre, por edhe për vetë Shqipërinë. Në gjendje mjaft të rënduar shëndetësore e thuajse me halucionacione, ai u ka deklaruar ndërkombëtarëve se nuk i njihte si autoritete e se frazat që do të thuheshin për zgjedhjet e 28 qershorit do të konsideroheshin si personale.
Edhe pse ka 10 vjet në pushtet, Edvini ende s’e ka kuptuar se institucionet ndërkombëtare nuk përbëhen nga turistë e ata s’mund të konsiderohen të tillë edhe në rast se vijnë në Shqipëri gjatë verës, sidomos kur u duhet të takojnë politikanë që kanë si synim të vetëm destabilizimin e vendit, me qëllim të zgjatjes së jetës së tyre politike. Prej këndej, kuptohet se nga gjendja e rëndë psikike, sulmet e Edvinit ndaj ndërkombëtarëve s’bëjnë gjë tjetër veçse legjitimojnë edhe më tej verdiktin e shqiptarëve, të cilët me 28 qershor ngritën barrierë ndaj tentativave të këtij parapolitikani, për të shtënë në dorë për llogari të mafies të gjitha institucionet e shtetit shqiptar.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›