E Shtunë, 31 Tetor 2026

Radhë të gjata në doganën e Kapshticës

Kthimi i emigrantëve në vendet e punës në shtetin grek është shoqëruar me radhë të gjata. Sipas informacioneve vargu i makinave në tokën shqiptare në pritje për të kaluar kufirin arrin deri në 2 km. Mësohet se emigrantët presin deri në 5 orë deri në përfundim të procedurave të kalimit të kufirit. Gjithashtu mësohet se pala shqiptare dhe ajo greke punojnë me 6 sportele gjë që nuk e ka përshpejtuar ecurinë e punës në doganën e Kapshticës. Sipas informacioneve nga dogana e Kapshticës drejt shtetit grek kanë dalë rreth 5500 emigrantë në 24 orët e fundit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›