Berisha në Peshkopi: Së shpejti me Universitet
Me fillimin e vitit të ri akademik, në Peshkopi do të hapet një Universitet i ri. Kryeministri Berisha e pohoi këtë gjatë inaugurimit të disa segmenteve rrugore në këtë zonë.
PESHKOPI- Pas inaugurimit për fillimin e punimeve për rrugën e “Arbrit”, kryeministri Berisha ka udhëtuar në fundjavë drejt qytetit të Peshkopisë. Kreu i qeverisë mori pjesë në nisjen e punës për sistemin e asfaltimit të rrugës Ura e Çereçenit- Peshkopi. Kjo rrugë sipas kryeministrit Berisha, jo vetëm lidh Peshkopinë me Kukësin, por hap një prespektiv të madh zhvillimi për qarkun e Peshkopisë dhe tregun e saj
“Peshkopia me përfundimin e asaj rruge dhe rrugës së “Arbrit” do të ketë lidhjet më moderne me Tiranën, Prishtinën, Shkupin. Kushdo që vjen në Dibër, kushdo që lexon për dibranët frymëzohet nga shpirti i tyre punëtor, ju nuk lini një pëllëmbë tokë pa punuar”- u shpreh kryeministri Berisha në fjalën e tij.
Në vijim të premtimeve për një infrakstrukturë më të zhvilluar, kryeministri berisha tha se së shpejti do të nisë ndërtimi i rrugës që bashkon Peshkopinë me Librazhdin duke shkurtuar më shumë rrugëtimin nga një skaj i Shqipërisë në skajin tjetër. Por gjatë vizitës në Peshkopi, kryeministri në këtë fillim viti të ri shkollor lajmëroi dhe hapjen e Univesritetit në qytetin e Peshkopisë.
“Në këtë vit do të filloj në Peshkopi, “Universiteti i Peshkopisë”, një premtim tjetër elektoral. Ju meritoni të gjitha premtimet dhe realizimet, ndaj ju jap fjalën se për çdo premtim që kam dhënë para jush do ta bëj realitet”-* tha Berisha. (a.r/news24/balkanweb)