E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, plagosen 2 persona

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Pogradec-Korçë.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të urës së Bulgarecit ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë.

Për pasojë janë plagosur shtetasit Dorian Avxhi dhe Armando Larti të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Korçës.

Sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e Dorian Avxhit mbetet e rëndë ndërsa Armando Larti ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›