Basha takon sot ambasadorin e OSBE-së Robert Wilton
Kryetari i ri i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të zhvillojë sot një takim me kryetarin në detyrë të prezencës së OSBE-së në Shqipëri Robert Wilton.
Takimi do të zhvillohet në selinë Blu ndërsa pritet që ambasadori Wilton ta urojë Bashën për marrjen e detyrës të kreut të ri të Partisë Demokratike.
Dy ditë më parë, Basha u takua edhe me ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë Ettore Sequi të cilit i ka paraqitur një sërë shqetësimesh të Partisë Demokratike si për ato që i cilëson si manipulime në zgjedhje ashtu edhe për paralajmërimet e mazhorancës së re për spastrime në administratë.
Ky është takimi i dytë që Basha zhvillon si kryetar i Partisë Demokratike. Ai u zgjodh në krye të PD-së në 22 korrik me një diferencë të thellë votash ndaj rivalit të tij Sokol Olldashi.