E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në aksin Tepelenë-Memaliaj, vdes 43 vjeçarja

Një aksident i rëndë arrugoe ka ndodhur në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj. Një autobus i linjës Gjirokastër- Tiranë me targa GJ 7326 A është përplasur me një automjet tip Benz me targa TR 5153 F, në afërsi të varrezave të Tepelenës. Sipas informacioneve një grua ka vdekur dhe persona të tjerë janë plagosur. Viktima është 43 vjeçaria Donika Zaimi, e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme nga goditja fatale e përplasjes së autobusit me automjetin. Ndërkohë mësohet se të plagosur janë dërguar në spital e Tepelenës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›