Aksident në aksin Tepelenë-Memaliaj, 1 vdes 3 plagosen
TEPELENE- Një aksident i rëndë automobilistik me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e tre të tjerëve ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 15 e 40 minuta në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj. Një autobus i linjës Gjirokastër- Tiranë me targa GJ 7326 A është përplasur me një automjet tip Benz me targa TR 5153 F, në afërsi të varrezave të Tepelenës. Burime policore nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se viktima është 43 vjecaria Donika Zaimi, e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme nga goditja fatale e përplasjes së autobusit me automjetin.
Ndërkohë mësohet se të plagosur janë dërguar në spital rajonal të Tepelenës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti, ku i mori jetën një 43 vjecareje dhe tre të tjerë mbetën të plagosur. (a.r/balkanweb)