E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, arrestohet 42 vjeçari, u kap me kafe kontrabandë

Policia e Shkodrës ka arrestuar të dielën një 42 vjeçar, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij u gjet një sasi kafe kontrabandë që sipas hetimeve të deritanishme ka hyrë nga Mali i Zi. Adnan Pjeshka, lindur dhe banues në qytetin e Shkodrës, ishte duke udhëtuar me mjetin e tij tip Volkswagen, me targë SH 0993 D, kur u ndalua për kontroll në aksin rrugor Zogaj-Shirokë".Sipas informacioneve në automjet u gjet një sasi prej 300 kilogram kafe, e ndarë në pesë thasë me nga 60 kg secila. "Malli ka hyrë kontrabandë nga Mali i Zi, nga zona ujore kufitare të Liqenit të Shkodrës", thanë burimet. Mësohet se ndaj 42 vjeçarit është ngritur akuza "kontrabandë me mallra që paguhet akcizë".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›