E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, ekzekutohet me armë kambisti, në kërkim autorët

Ekzekutohet me armë zjarri pasditen e sotme një 40 vjeçar në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Komuna e Parisit" në Tiranë ku Astrit Cubaj 40 vjeç është ekzekutuar ma armë para derës së shtëpisë. Sipas dëshmitarëve autorët e ngjarjes kanë qenë dy persona të veshur me bluza të zeza të cilët më pas janë larguar. Sipas informacioneve Cubaj me profesion kambist është dërguar menjëherë në spital por fatëkeqësisht pa mundur të jetojë si pasojë e plagëve të marra. Nuk dihen ende shkaqet e ekzekutimit të kambistit por policia e cila ndodhet në vendngjarje po bën të mundur zbardhen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›