E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në aksin Tiranë-Rinas, 1 i vdekur

Përplasen dy automjete, foto arkiv

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri, është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Tiranë-Rinas.

Mësohet se, janë përplasur dy makina, njëra me targa shqiptare dhe tjetra me targa të huaja, ku ka gjetur vdekjen një shtetas dhe është plagosur rëndë një tjetër.

Sipas informacioneve, forcat e policisë dhe të zjarrfikëseve, të cilat kanë mbërritur në vendngjarje po punojnë për nxjerrjen nga makina të trupit të viktimës.

Personi i plagosur është transportuar drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës, ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit. /E.L/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›