E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peshkopi, plagosen dhe dy policë

Aksidentohet kreu i komisariatit të Peshkopisë, Alush Bunguri, makina e të cilit ka rënë në greminë. Gjithashtu si pasojë e aksidentit janë plagosur edhe dy efektivë të tjerë policie të cilët po udhëtonin me të njëjtën makinë.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Ura e Topojanit, ku makina ka rrëshqitur drejt greminës për shkak të ngricave në rrugë.

Kreu i Komisariatit dhe dy policët e tjerë të plagosur ndodhen në spitalin e Peshkopisë, jashtë rrezikut për jetën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›