E Diel, 1 Nëntor 2026

Korcë, makina përplas motocikletën, 1 i vdekur

KORCE- Aksident me vdekje në hyrje të qytetit të Korcës ku një automjet ka përplasur për vdekje drejtuesin e një motoçiklete.
Një mjet tip benz me targa të Korcës 0474 B, që drejtohej nga 27 vjecari Zamir Xhatllari, përplasi një mjet tip mototcikletë që drejtohej nga 53 vjecari Pandeli Caca.
Drejtuesi i mjetit është larguar nga vend i ngjarjes ndërkohë policia deklaron se është vënë në kërkim të tij.
Po ashtu burime të policisë sqaruan se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e madhe e mjetit.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›