Aksident në autostradën Milot-Rrëshen, përplaset për vdekje 40 vjecarja
MILOT- Një 40 vjecare ka humbur jetën mbrëmjen e sotme si pasojë e një aksidenti në autostradën Milot-Rrëshen. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 pranë fshatit Fang, kur një automjet ka përplasur kalimtaren e cila po tentonte të kalonte në anën tjetër të rrugës.
Si pasojë shtetasja Bardhe Perleshi, e moshës 40 vjece ka gjetur vdekjen nga plagët e marra ndërsa policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit.
Me të marrë sinjalizimin për ngjarjen e rëndë, forca të policisë kanë mbërritur në vendngjarje nga ku bënë të ditur se 40 vjecarja është përplasur nga një makinë me targa të Kosovës që udhëtonte me shpejtësi tej normave të lejuara.
(e.n/BalkanWeb)