E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherr me armë në Tiranë, vritet 33 vjecari

TIRANE- Një person ka mbetur i vrarë në rrugën Irfan Tomini në kryeqytet.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22. 20 pranë lokalit ‘Shijaksburg’ kur pas një sherri mes disa personave ka mbetur i vdekur 33 vjecari Leonard Bilali.

Me të marrë sinjalizimin për ngjarjen, forca të shumta policore kanë rrethuar zonën ndërsa ende nuk bëhen të ditura shkaqet e sherrit që degjeneroi në përdorimin e armëve dhe në terrorizimin e banorëve të zonës.

Burime nga policia bëjnë të ditur se 33 vjecari ka ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak për shkak të plagëve të marra.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›