E Shtunë, 31 Tetor 2026

OBSH: Nuk ka më pandemi të gripit të derrave

Prishtinë, 10 gusht - Sekretarja e përgjithshme e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Margaret çan, e deklaroi përfundimin e pandemisë së virusit të gripit A (H1N1), një vit pas shpalljes.
Në një njoftim të Zyrës së OBSH-së në Kosovë, bëhet e ditur se, bazuar në këshillat e Komitetit Emergjent dhe në vlerësimin e situatës, drejtoresha gjenerale e OBSH-së, Margaret Chan vendosi se bota nuk është më nën pandeminë e Gripit A H1N1.
Kështu i jepet fund emergjencës që kanos shëndetin publik me interes dhe karakter ndërkombëtarë në përputhje me Rregulloren Ndërkombëtare të Shëndetësisë (2005).
OBSH vendosi ta ndërmarrë këtë hap pas mendimit të komisionit 15 anëtarësh, i drejtuar nga eksperti australian për sëmundje ngjitëse, Xhon Mekenzi.
Nga ky grip vdiqën gjithsejt rreth 18.500 njerëz në mbarë botën.

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›