E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndikimi i aminoacidit te muskujt

Paris, 10 gusht 2010  - Tashmë dihet se, me rritjen e moshës ulet metabolizmi trupor dhe arrin një moment derisa humbet masa muskulore. Studiues francezë por edhe amerikanë vërtetuan se një aminoacid mund ta ngadalësojë këtë humbje.

Muskujt përdorin më tepër kalori për funksionimin e tyre dhe kur humbasim masë muskulore (humbja është rreth 2% çdo vit pas të 40-ve) bie ritmi metabolik dhe organizmi ka nevojë për më pak kalori që të mbahet.

Në moshat e reja ekziston një ekuilibër natyral mes konsumimit dhe strukturës të masës muskulore. Megjithatë, me kalimin e viteve ky ekuilibër prishet.
Studiues francezë por edhe amerikanë vërtetuan se një aminoacid mund ta ngadalësojë këtë humbje.

 Ata zbuluan se një ushqyerje e pasur me këtë proteinë mund të rrisë humbjen e peshës trupore. Proteina ngadalëson humbjen e masës muskulore dhe lejon djegien e dhjamit. Kështu, duke ruajtur masën muskulore, ritmi i metabolizmit është më i lartë edhe tek moshat më të mëdha.
Burime ushqimore të kësaj proteine janë: bulmetet, mishi, i, pulës, vezët, mishi i kuq, fasulet dhe orizi i zi.

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›