E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trajtimi i sëmundjes së Parkinsonit

Pacientët me sëmundjen e parkinsonit në shkallë të avancuar që trajtohen njëkohësisht me barna dhe operim të quajtur "stimulim i thellë i trurit", kanë një cilësi më të mirë të jetës, Por ky operacion nuk është pa rrezik. 
Sëmundja e parkinsonit, është një çrregullim i dëmshëm i sistemit nervor. Viktimat preken nga dridhje të trupit, ngërçe të muskujve, humbasin aftësive motorike, dallohen për sjellje të paqëndrueshme, mundohen të flasin por nuk munden dhe çdo gjë i duket e panjohur.
Kohët e fundit, studjuesit në Britani ekzaminuan efektet e stimulimit të thellë kirurgjike trurit dhe thonë se ky lloj operacioni mund të jetë mënyrë më e mirë sesa terapia me brana për pacientët me sëmunje të Parkionsonit në shkallë të avancuar.
Në studim u përfshinë 366 pacientë.Ata që u trajtuan me stimulim kirurgjik të trurit dhe me terapi me barna, duket se përfituan më shumë sesa pacientët që u trajtuan vetëm me terapi me barna. 
Gjatë stimulimit të thellë të trurit - impulse elektrike dërgohen në zonat e trurit që kontrollojnë lëvizjet. Studimi tregon se kjo mënyrë trajtimi përmirëson dukshëm cilësinë e jetës së pacientëve. Ata janë në gjendje të ruajnë kontrollin e lëvizjeve edhe një vit pas operacionit.
Megjithatë studimi tregoi se 19 për qind e pacientëve të trajtuar me këtë mënyrë stimuluese pësuan një efekt serioz anësor, zakonisht një infeksion, ndërsa një pacienti vdiq.
Por autorët e studimit thonë se rezultatet tregojnë se operacioni për stimulimin e thellë të trurit është një alternativë e rëndësishme për trajtimin e pacientëve me Parkinson të avancuar dhe se duhet të ofrohet për ata pacientë që kanë më shumë gjasa të përfitojnë prej kësaj metode trajtimi, thuhet në studimin e botuar në revistën Lancet Neurology.

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›