E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, Thaci, mbledhje qeverie me 7 ministrat e rinj

PRISHTINë- Kryeministri Hashim Thaçi, në mbledhjen e sotme të Qeverisë, e cila është mbajtur në përbërje të re, ka shprehur besimin për punë të suksesshme nga shtatë ministrat e rinj. Por ai i ka paralajmëruar vartësit e tij se pozitat ministrore nuk duhet të kuptohen si privilegj, por si përgjegjësi dhe nder.

Ai ka kërkuar nga ta respektimin e ligjit dhe kontratave të shërbyesve civilë.
“Do të vazhdojmë të jemi rigorozë në punën tonë dhe dëshiroj të ripotencoj se pozita e të udhëhequrit në Qeveri nuk duhet të kuptohet si privilegj, por si përgjegjësi dhe nder. Do të kemi udhëheqje racionale dhe menaxhim të suksesshëm në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve. Kërkohet punë e shtuar e serioze e të gjithë stafit civil në Qeveri. Të gjithë të vazhdojnë me respektimin e ligjit dhe kontratave të shërbyesve civilë. Ndaj tyre nuk duhet të ketë qasje politike nga asnjëri prej nesh”, ka thënë Thaçi.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›