Krujë, vrasja e 50-vjecarit, për hakmarrje
KRUJE- Vritet me armë zjarri një 50-vjecar nga qyteti i Krujës i njohur nga policia e këtij qyteti me nofkën “Don Zhuani i Krujës. 50 vjecari Arben Duka është ekzekutuar me plumba pistolete mbrëmjen e djeshme nga persona ende të paidentifikuar në hyrje të pallatit ku banonte.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Sesere” të qytetit të Krujës, ndërsa, 50-vjecari po hynte për banesën e tij. Policia ka nisur hetimin për të zbardhur ngjarjen, ndërsa pista kryesore për vrasjen dhe autorët e saj dyshohet hakmarrja. Duka njihej në Krujë për pasionin e tij me femrat ku dhe ishte shkaktar i 3 divorceve të ndryshme në gjykatë, për shkak të lidhjeve jashtëmartesore. Po ashtu mësohet se viktima ishte i martuar dhe kishte 3 fëmijë.
(m.a/News24/BalkanWeb)