E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident ne bulevardin Deshmoret e Kombit

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të Tiranës, pikërisht në kryqëzimin tek ura e Lanës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Nga përplasja janë plagosur lehtë dy persona që janë shoqëruar menjëherë në Spitalin Ushtarak për të marrë ndihmën e parë. Të aksidentuarit, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, janë aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se në aksidentit janë përfshirë një automjet “Golf 5” dhe një “Range Rover”. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen në fjalë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›