E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha Tirana mirepret ne panair 100 biznese shqiptare

Kryeqyteti i veshur me një dekor të veçantë ka nisur festimet për Ditën e Verës. Bashkia e Tiranës ka njoftuar organizimin e një sërë aktivitetesh si panairin e produkteve shqiptare koncerte në sheshet kryesore, e kështu me rradhë.
Ndërkohë që vetë kryebashkiaku, Lulzim Basha zgjodhi panairin e organizuar në rrugën pedonale “Murat Toptani” për të falenderuar të gjithë qytetarët që kanë zgjedhur metropolin shqiptar për të festuar në këtë ditë.
“Keni bërë zgjedhjen e duhur, sepse sot Tirana ka hapur dyert e shpirtin e saj mikpritës për shqiptarët nga të gjitha trojet, për të festuar ditën e largimit të dimrit.  Tirana mirëpret sot 100 biznese shqiptare, pjesëmarrëse në panairin Ditës së Verës. Ftoj qytetarët e Tiranës të vizitojnë këtë panair, i cili do t'i japë një impuls të ri prodhimeve shqiptare në Europën juglindore dhe në Ballkan. Tregtimi dhe panairi ndikojnë drejtpërsëdrejti në rritjen e punësimit”, vuri në dukje Basha.
Po kështu dhe ministri i Bujqësissë, Genc Ruli në fjalën e tij përshëndetëse kërkoi nga qytetarët që të vlerësojnë dhe të kthejnë vëmendjen e tyre nga prodhimi vendas. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›