E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhe- Lac 3 te plagosur me arme

Tre të plagosur janë rregjistruar në të njëjtën kohë por në dy vende të ndryshme në qarkun e Lezhës. Dy vellezër Froku pas një sherri me armë zjarri me disa persona të tjerë janë plagosur tek kryqëzimi i Tales në Lezhë dhe njeri prej tyre, Ardjan Frroku është në gjendje të rëndë, i cili edhe u dërgua me urgjencë në Spitalin Ushtarak. Policia është vënë në kërkim të autorëve, ndërsa njëri nga vëllezërit, i cili është dëmtuar më pak, ka dhënë shpjegimet e rastit për policinë.
Ngjarja tjetër ndodhi në mes të qytetit të Laçit, ku sipas policisë është plagosur, Sajmir Tuci 26 vjeç. Ky person është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po merr mjekimin e nevojshëm në spitalin e Lezhës. Policia nuk është deklaruar për ngjarjet, ndërsa është vënë në kërkim për autorët e dy ngjarjeve kriminale. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›