E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bllokohet gomonia me droge

Një aksion i policisë kufitare ka bllokuar në zonën e Sarandës një sasi droge dhe një gomone ndërsa ende nuk dihen autorët. Gjetja e drogës është bërë në brigjet midis gjirit të manastirit dhe Çukës. Blutë kanë marrë informacion se pritej trafikimi i një sasie droge, dhe në orët e para të mëngjesit efektivët e policisë kufitare kanë formëzuar aksionin, si rezultat i të cilit është bërë e mundur sekuestrimi i një sasie prej 60 kg drogë, e cila është gjetur në brendësi të një gomoneje me gjatësi rreth 10 metra. Uniformat blu saktësojnë se gomonia ishte e pajisur me dy motorë, me 250 kuaj fuqi. Ndërkohë që droga ishte e paketuar dhe sistemuar me natriban, në pritje të trafikimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›