E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukes shpejtesia nxjerr automjetin nga rruga 1 i vdekur 3 te plagosur

Një aksident i rëndë ndodhi mesditën e sotme në Kukës, ku humbi jetën një 23 vjeçar. Ngjarja ndodhi në aksin Kukës-Bicaj në afërsi të aeroportit të Kukësit në orën 14 e 15 minuta,kur një automjet tip “Land Rover” me targa të Tiranës, TR 0722 T, doli nga rruga për shkak të shpejtësisë së madhe duke bërë disa rrotullime në një gjatësi prej 100 metrash. Për pasojë humbi jetën 23 vjeçari Galip Perzhilla nga Kala e Dodës e rrethit të Dibrës, ndërsa u plagosen Trendafile Perzhilla, Gëzim dhe Përparim Mici. Të plagosurit u dërguan menjëherë në spitalin rajonal të Kukësit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën ndërsa policia nisi procedurat hetimore për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. Sipas policisë,hetimet paraprake kanë përcaktuar se aksidenti ndodhi për shkak të kalimit të shpejtësisë tej normave të lejuara. Viktima e këtij aksidenti ishte pasagjer dhe së bashku me të plagosurit po udhëtonin në drejtim të Tiranës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›