E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në bulevardin Zogu i Parë në Tiranë, 2 të plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë qendrës së kryeqytetit.

Ngjarja ka ndodhur në bulevardin Zogu i Parë ku një automjet me targa TR 5852 S ka përplasur një këmbësor dhe një person i cili po udhëtonte me biçikletë.

Menjëherë drejtuesi i mjetit i ka dërguar me urgjencë dy të plagosurit në spital ku po marrin edhe ndihmën mjekësore.

Ndërkohë policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka shoqërur drejtuesin e mjetit ndërsa po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›