E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Nishani mbledh krerët e institucioneve

Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka njoftuar sot për një takim pune me krerët e institucioneve kushtetuese.

Takimi do të zhvillohet në orën 11:00 në presidencë dhe të pranishëm sipas njoftimit për shtyp do të jenë  Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, Kryetari i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori, Nënkryetari i KLD-së Elvis Cefa, Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, Kryetari i KLSH-së Bujar Leskaj dhe Inspektori i Përgjithshëm i ILDKP-së Zana Xhuka.

Edhe pse në njoftim thuhet se bëhet fjalë për një takim pune, ende nuk dihen motivet e sakta të tij. Kjo është hera e parë që presidenti mbledh së bashku krerët e institucioneve të pavarura dhe takimi bëhet vetëm pak javë para ndërrimit të pushtetit.

Ditët e fundit kryeministri i ri që do të zëvendësojë në shtator Sali Berishën, Edi Rama ka zhvilluar takime me disa prej krerëve të këtyre institucioneve, përfshirë edhe presidentin Bujar Nishani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›