Tiranë, pritë në hyrje të pallatit, ekzekutohet me 8 plumba 50-vjeçari
Ekzekutohet me armë zjarri një person në kryeqytet. Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 21:55 minuta të mbrëmjes së sotme në afërsi të shkollës “Partizani”, ku shtetasi Edmond Dervishi 50 vjec është qëlluar me 8 plumba pistolete në hyrje të pallatit ku ai banonte, duke gjetur dhe vdekjen e menjëhershme.
Duket se autorët kanë studiuar veprimet e 50-vjeçarit dhe kanë shfrytëzuar momentin kur ai po hynte për në banesën e tij dhe e kanë qëlluar disa herë. Nuk dihen motivet e kësaj vrasjeje, ndërsa autorët të favorizuar edhe nga errësira janë larguar në drejtim të paditur me një mjet tip benz me ngjyrë të errët.
Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën e krimit, ndërsa kanë nisur tashmë aksionin për kapjen e autorëve të ngjarjes së rëndë.