E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, përplasen 10 makina

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Durrës-Kukës-Morinë por fatmirësisht pa të lënduar në njerëz.
 

Ngjarja ka ndodhur në hyrje të tunelit të Kalimashit ku në aksident janë përfshirë 10 makina të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën duke shkaktuar dëme materiale .
 

Mësohet se shkak për aksidentin është bërë ngrica në rrugë ndërkohë që nga aksidenti është bllokuar edhe trafiku në autostradë.
 

Menjëherë në vendngjarje ka shkuar policia e cila nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›