E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në kërrabë, një person digjet brenda automjetit

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kilometrin e 27-të të rrugës Tiranë-Elbasan, pranë Qafës së Kërrabës.

Policia pas përfundimit të hetimeve të rastit në vendngjarje, konkludoi se djegia e makinës tip Reno, ishte aksidentale. Mendohet se mjeti ka shpërthyer në flakë pasi ka rrëshqitur për 50 metra.

Burimet policore njoftojnë vetëm se brenda makinës është gjetur një kufome pa dhënë informacione për identitetin dhe moshën e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›