E Shtunë, 31 Tetor 2026

Polici i aksidentuar, kolegët bëjnë homazhe në Durrës

18/02/2010 Krerë të lartë të policisë nderojnë Kastriot Aliajn, e përplasën gjatë ushtrimit të detyrës

DURRES- Krerë të lartë të Policisë së Shtetit, Ministrisë së Brendshme dhe efektiva të policisë së Qarkut të Durrësit kanë bërë homazhe në ditën e lamtumirës për policin Kastriot Alia.

Homazhet

Zëvendësministri i Rendit, Avenir Peka dhe drejtues i parë Hysni Burgaj, së bashku me kolegë të policit të aksidentuar teksa kryente detyrën, kanë vënë kurorë në emër të Policisë së Shtetit, si dhe kanë ngushëlluar familjarë, të afërm dhe kolegë të policit 50-vjeçar Kastriot Alia. Në këtë ceremoni mortore kanë qenë të pranishëm edhe krerë të qarkut, prefekturës, bashkisë dhe institucioneve të shumta vendore.

Polici i sektorit të qarkullimit rrugor është aksidentuar nga shtetasi Afrim Biberi, 36 vjeç, i cili udhëtonte në autostradë me një mjet fuoristradë. Për shkak të lagështisë dhe qarkullimit mbi normat e lejuara, mjeti ka goditur policin në detyrë, i cili ka humbur jetën në mëngjesin e ditës së martë. Ai u shtrua me urgjencë në Spitalin Ushtarak dhe u mbajt nën mjekim të specializuar për gati 5 ditë. Madje, shumë prej kolegëve të tij dhanë gjak në përkrahje të policit, i cili u përplas dhunshëm në autostradën Durrës-Tiranë.

Sipas mjekëve, polici Kastriot Alia kishte marrë fraktura të shumta në trup dhe kokë, çka i kishte shkaktuar dhe hemorragji të shumtë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›