E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në minierë , 28 viktima në Kinë

Aksidenti ndodhi në qytetin Hancheng, në provincën Shaanxi, të shtunën në mbrëmje, duke shkaktuar vdekjen e 28 minatorëve të cilët ndodheshin atje në atë çast, shtoi agjencia.

Sipas të përditshmes "Huasheng Daily", aksidenti ndodhi në minierën e qymyrit Xiaonangu, në lagjen Sangshuping.

Agjencia nuk dha detaje për rrethanat e aksidentit, por për këtë po zhvillohet një hetim dhe autoritetet kanë urdhëruar inspektime në të gjitha minierat e tjera të rajonit, për të shmangur aksidente të tjera. Sipas mediave lokale, një zjarr mendohet të ketë rënë në kabllot elektrikë në pusin e minierës, duke shkaktuar katastrofën.

Minierat kineze janë më të rrezikshmet në botë: vitin e kaluar, 2 631 persona kanë vdekur në minierat e vendit, që sigurojnë 70 për qind të energjisë së tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›