E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në punë. Humb jetën një 44 vjeçar

Një aksident në punë i ka kushtuar jetën një punëtori në Durrës.

Ngjarja, sipas Policisë lokale, ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Plazhit, në një pallat në ndërtim e sipër, kur nga katet e sipërme të tij ka rënë një pllakë mermeri, duke goditur në shpatull 44 vjeçarin Fatmir Ymeri, punëtor ndërtimi në këtë pallat, i cili ka gjetur vdekjen e menjëherëshme. Edhe pse u dërgua menjëherë në spitalin e qytetit, 44 vjeçari nga Durrësi, nuk ka mundur t’i rezistojë plagëve të marra, ndërkohë që policia e mbërritur në vendngjarje po heton lidhur me shkaqet e këtij aksidenti, si dhe respektimin e masave të sigurisë në punë nga firma ndërtuese.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›